Lajme

Vuçiq: Nuk mendojmë si amerikanët për statusin e Kosovës, por i falënderoj

03/02/2020 15:34
nga:E Sh

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të hënën pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara që siç tha ai “dëshirojnë të na dëgjojnë, i kuptojnë problemet tona dhe për respektimin e Serbisë”.

Nuk mund të pres më shumë se kaq, iu tha presidenti gazetarëve nga Washingtoni ku u shoqërua nga Ambasadori amerikan në Beograd Anthony Godfrey.

Serbia ka nevojë për Shtetet e Bashkuara si mik, tha presidenti serb.

Ai gjithashtu iu tha gazetarëve se ishte mirënjohës ndaj zyrtarëve amerikanë për një qëndrim të qartë për statusin e Kosovës, raporton Novosti, transmeton Klan Kosova.

” Me amerikanët, ju dini gjithçka. Unë e di që ne nuk mendojmë njësoj për statusin e Kosovës, por i falënderoj për atë se duan ta dëgjojnë Serbinë dhe t’i kuptojnë problemet tona, për respektin ndaj nesh. Nuk mund të pres më shumë se kaq, “tha Vuçiq.

Do të ishte, shtoi ai, jorealiste, joserioze.

06/21/2020 15:16

​Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë bie ndesh me Kushtetutën e vendit