Lajme

Vuçiq në Washington, takohet me Pompeon

03/02/2020 08:49
nga:Norë Kelmendi

Presidenti serb Aleksander Vuçiq do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo si dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O ‘Brian në ditën e dytë të vizitës së tij të në Washington.

Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve të saj, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka planifikuar të takohet sot me Zëvendës Sekretarin e Mbrojtjes së Shtëpisë së Bardhë David Norquist, si dhe anëtarin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Senatit, Ted Cruz, transmeton Klan Kosova.

03/05/2020 10:34

Vuçiq thotë se nuk preferon “konflikt të ngrirë” me Kosovën