Lajme

Vuçiq kërkon zgjidhje të shpejtë për Kosovën

05/23/2019 23:49
nga:L H

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd është duke u mbajtur konferenca “Mendjet Botërore”.

Pjesëmarrës sot ishin ish kancelari gjerman, Gerhard Shrëder dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Dy pjesëmarrësit folën për çështjen e Kosovës dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas ish kancelarit, më lehtë është antarësimi i Serbisë në BE se sa zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, Vuçiq tha se kemi nevojë për një zgjidhje të shpejtë.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje të përshpejtuar për të intensifikuar përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Prishtinës. Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.”, tha Vuçiq.

Ndryshe, hera e fundit kur Kosova dhe Serbia u takuan ishte në Samitin e Berlinit.