Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për tërheqjen e njohjes së Kosovës, gjegjësisht “për katër shtete, për të cilat pretendon se i ka notat e tyre për tërheqjen”.
Ai nuk tregoi se për cilat shtete bëhet fjalë dhe ka thënë se ato “do të zbulohet kur të vjen momenti i duhur”, transmeton Paparaci.
“Nuk dua ta vendos Serbinë në një pozitë të tmerrshme sepse dy shtete që po punojnë për të penguar Serbinë në angazhim për tërheqje, më thonë se tërheqjet jemi duke blerë me ushqime, ndërsa “ata e bëjnë me stupca”. Kur mendojmë se është momenti i duhur ne do të zbulojmë se cilat janë këto katër vende. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë çështje pavarësisht nga të gjitha presionet, sepse ata duan që ne ta njohim Kosovën dhe që ajo të jetë në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka pretenduar Vuçiq.
I pyetur nëse ekziston mundësia që konflikti në Ukrainë të përhapet në rajon, Vuçiq tha se ai nuk ekziston, gjegjësisht se mund të ndodh ndonjë shkëndijë, “por se Serbia si gjithmonë do të veprojë me përgjegjësi”.
Më shumë kam frikë nga presioni për njohjen e Kosovës dhe çfarë sanksionesh do të vendosim”, tha Vuçiq.
Duke komentuar faktin se Serbia kohëve të fundit ka blerë armë nga Kina, ai ka thënë se “kjo është gjë e mirë” dhe ka paralajmëruar furnizime të reja.
“Sikur të kishim pasur fat të blinim më shumë. Nëse do ta kishim bërë këtë, do të ndiheshim më të sigurt”, ka përfunduar Vuçiq.
Pas ShBA-së, ministri Mehaj udhëton drejt Turqisë