Lajme

Vuçiq: E paralajmërova Thaçin se pritet një çnjohje e re e Kosovës

03/04/2020 11:30
nga:Norë Kelmendi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë takimit në Uashington me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi nuk kanë biseduar për asgjë të veçantë, për linjën ajrore, projektet e infrastrukturës.

Kreu i shtetit serb për Tv Pink ka thënë se e ka informuar Thaçin edhe për çnjohjen e djeshme nga Sierra Leone.

“I thashë Thaçit që nesër ta pres një tërheqje të re të njohjes, njëjtë sikurse i njoftova edhe mediat në Serbi” tha Vuta pres një tërheqje të re të njohjes, njëjtë sikurse i njoftova edhe mediat në Serbi” tha Vuçiq.

Presidenti serb thotë gjithashtu se “tërheqja e njohjeve të Kosovës është e mirë për vendin e tij por problemi nuk është zgjidhur”, transmeton Klan Kosova.

Për të njëjtin takim që e patën në Uashington por edhe tërë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, homologu kosovar i Vuçiqit, Hashim Thaçi ka kërkuar seancë të Kuvendit.

03/05/2020 10:34

Vuçiq thotë se nuk preferon “konflikt të ngrirë” me Kosovën