Lajme

Vuçiq: Dialogu vazhdon dhe do të bëhet siç thotë Serbia

12/26/2017 10:31
nga:FL.B

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vazhdimi i dialogut në Bruksel, për sa i përket pjesëmarrësve, do të bëhet siç thotë Serbia.

Ai në një intervistë për televizionin “Pink” ka potencuar se shqiptarët në Kosovë nuk kanë punuar asnjëherë në mënyrë të pavarur për veten e tyre.

“Ne vazhdojmë bisedimet, por nuk do të ndodh si ju dëshironi, sepse pyetet edhe Serbia. Do të jetë ashtu si Serbia do të thotë. Jo sepse ashtu dëshiron, por se ofron kompromis “, tha kreu i shtetit serb.

Ndryshe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

Sipas politikanit serb, zgjidhja e çështjeve pronësore në Kosovë do të jetë një nga kërkesat kryesore të palës serbe për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën.

Gjithashtu, ai tha se në vijim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë një rishikim të procesit të privatizimit në Kosovë.

Ndërsa UNMIK-un dhe EULEX-in do t’i trajtojë edhe zyrtarisht si organizata të ngarkuara me menaxhimin e përkohshëm të Kosovës.

09/09/2018 20:39

Momenti kur Vuçiqi nisë ta lavdëroj Millosheviqin në Mitrovicë