Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se po vazhdon loja e pistë e Beogradit, derisa ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se do të shkojë në Samitin në Tiranë, për të cilin ka thënë se nuk do të shkojë, raporton Gazeta Blic.
Mushkolaj ka thënë se kjo është metodë tashmë e njohur e profiterit Vuçiç dhe ai kështu po tenton ta marrë me të mirë “faktorin e stabilitetit” në Ballkan.
Postimi i tij i plotë:
Loja e fëlliqtë e Beogradit vazhdon. Metodë tashmë e njohur e viktimizimit, e profiterit Vuçiq. Duhet me marrë me t’mirë “faktorin e stabilitetit” në Ballkan.


