Cool

Vuani nga kapsllëku? Ja mënyrat natyrale për ta trajtuar

12/07/2017 07:30
nga:N S

Kapsllëku është një kusht shëndetësor shumë i përhapur tek njerëzit.

Disa nga faktorët që ndikojnë në kapsllëk janë dieta e varfër ushqimore, mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i ushqimeve të thata, dehidratimi etj.
Shpesh kapsllëku është etiketuar si “çrregullimi urban” për shkak se banorët e qytetit janë më të prekur nga ky problem për shkak të orareve të zgjatura të punës, mënyrës së ushqyerjes etj.

Metodat natyrore janë shumë efektive në trajtimin e këtij problemi. Nëse ndiqni me përpikmëri këto metoda ju do të rregulloni problemin tuaj brenda 1-2 javësh pa medikamente:

Pini lëngje: rritja konsumimit të ujit dhe lëngjeve ndihmon rregullimin e lëvizshmërisë së zorrëve dhe lehtëson kapsllëkun. Pini të paktën 7-8 gota ujë në ditë. Në mëngjes esëll pini 1 gotë me ujë të vakët, 1 gotë dhallë ose 1 gotë me lëng frutash të freskët.

Tërshëra: fillojeni mëngjesin gjithmonë me tërshërë. Ajo është e pasur me fibra që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut. Tërshëra ndihmon në ruajtjen e bilancit normal të fluideve në zorrë gjithashtu. Hani tërshërë me kos dhe fruta të thata ose të freskëta.

Lëng spinaqi: është një nga metodat më të mira për luftimin e kapsllëkut. Pini 100-150 ml lëng spinaqi 2-3 herë çdo ditë.

Hani fiq: janë të pasur me fibra dietike dhe kalcium, këto elemente e bëjnë këtë frut një pastrues natyror. Hani 4-5 fiq të thatë ose të freskët në mëngjes. Një mënyrë tjetër mjaft e përdorur është valimi i 7-8 fiqve të thatë dhe pirja e ujit të tyre esëll në mëngjes dhe në darkë para gjumit.

Farat e linit: farat e linit janë të pasura me acide yndyrore dhe fibra. Shtoni 1-2 lugë fara lini në sallatë ose në kos dhe konsumojini çdo ditë. Farat e linit ndihmojnë në lëvizshmërinë e zorrëve dhe zbusin jashtëqitjen.

 

 

12/02/2017 08:06

A janë frutat e thata po aq të shëndetshme sa frutat e freskëta?