Lajme

Vritet në Iran bashkëpunëtori i Soleimanit

01/22/2020 13:28
nga:Gazeta Blic

Sulmues të maskuar kanë vrarë sot në pritë një komandant lokal paraushtarak në Iranin jugperëndimor, bashkëpunëtor i Qassem Soleimanit.

Soleimani, një gjeneral iranian, u vra kohët e fundit në një sulm me avionë amerikanë në Bagdad.

Komandanti i vrarë Abdolhosein Modjadami, i udhëhequr nga Basij, është një krah paramilitar i Gardës Revolucionare, i ngarkuar për sigurinë e brendshme dhe detyra të tjera, njofton AP.

Ai u qëllua jashtë shtëpisë së tij në provincën Kuzestan. Mediat iraniane raportuan se sulmuesit kishin mbuluar fytyrat e tyre me maska dhe se katër të shtëna u qëlluan.

Hetimi për rastin është në vazhdim dhe motivi i sulmit nuk është i qartë për momentin./tch