Lajme

Vriten dhjetëra komandantë të Hamasit nga sulmet izraelite

10/24/2023 10:07
nga:N M

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të martën në mëngjes se kishin bombarduar më shumë se 400 “objektiva terroriste”, duke vrarë “disa komandantë të Hamasit dhe operativë të shumtë”.

IDF tha se kishte goditur “dhjetëra persona të armatosur të Hamasit” që përgatiteshin për të gjuajtur raketa ose për të kryer sulme terroriste dhe vrau zëvendëskomandantët e tre batalioneve të Hamasit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

IDF ka bombarduar pa pushim Gazën që kur Hamasi nisi një sulm brutal të befasishëm kundër Izraelit më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe duke kapur më shumë se 200 pengje.

Që atëherë, më shumë se 5,000 njerëz janë vrarë në bombardimet e Izraelit në Gaza, thotë Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Kurti udhëton drejt Greqisë