Për deputeten e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha Kollçaku, pavarësisht numrit në rritje të vrasjes së grave nga burrat e tyre, Kuvendi dhe Qeveria kanë ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar rastet e tilla.
“Këto vrasje dhe këto raste janë më të dhimbshme sepse ka të bëjë me vrasjen në familje dhe jo vetëm që vritet një grua një nënë, por fatkeqësisht fëmijët po mbesin pa të dy prindërit, trajtimi i këtyre rasteve është shumë i ndjeshëm. Por dhe e gjithë shoqëria të mobilizohet, duhet të krijojë të gjitha mekanizmat që do të parandalojnë rastet si këto dhe më vonë dhe ata të marrin dënime meritore”, thotë ajo.
Ajo ka kritika edhe ndaj grave që sipas saj, nuk e raportojnë menjëherë dhunën në familje, por vetëm atëherë kur ajo ka arritur kulmin.
“Qeveria dhe Kuvendi deri tani kanë ndërmarrë një serë masash, kanë ndryshuar ligjin, është në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë që është hartuar dhe në Kuvend kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, tani dënimet janë më të mëdha ne do të shikojmë që të pa mundësohet ky kompensim material. Thjesht ai që vendos me ndërmarr një akt kriminal, një vrasje të personave të pafajshëm të mendoj dy herë e sidomos kur dikush e fillon në familje në mënyrë sistematike. Sa për të theksuar, gratë nuk denoncojnë menjëherë por denoncojnë momentin kur dhuna e ka arritur kulmin, dhe duhet secili rast të trajtohet me seriozitet”, vlerëson deputetja.
Në anën tjetër, Mullhaxha Kollçaku thotë se raste të tilla ndodhin thuajse në tërë botën.
Megjithatë, shton ajo, se ne si shtet dhe si shoqëri duhet të merremi me rastet tona, dhe secili rast që paralajmërohet, duhet të merret seriozisht.
“Vrasjet në familje janë vrasjet më të ndjeshme për neve si shoqëri sepse e dimë se shumë herë tolerohet dhuna në familje falet shumë herë por kryesisht këta janë recidivist. Ne kemi pasur të bëjnë dhe me abuzues me substanca narkotike, pra krijimi këshillimore për familje ku trajtohen problemet në familje deri tek rritja e punëtorëve socialë që aktualisht do të ndodhë, rritja e mbrojtëseve viktimave , në polici të krijojnë kushte mikpritëse për personin që adresohen si dhe në institucionet shëndetësore, por dhe trajtimi nga prokurorët dhe gjyqtarët dhe dënimet meritore. Nëse do të themi që kjo po ndodh vetëm në Kosovë është shumë gabim, kjo ndodh kudo në botë. Mirëpo, ne si shtet duhet të merrem me rastet tona, raste kur paralajmërohet të merren seriozisht”, vlerëson deputetja e VV-së për “Expose”./Gazeta Blic/


