Lajme

Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK

04/13/2020 09:58
nga:Norë Kelmendi

Njësia policore në Prishtinë ka hasur tre të dyshuar, ku njëri prej tyre ishte plagosur nga arma e zjarrit dhe tjetri ishte i therrur me thikë, shkruan GazetaBlic.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika.

Raporti i plotë i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË 

Prishtinë 12.04.2020 – 15:00. Njësia policore, ka hasur tre të dyshuar meshkuj kosovar, ku prej tyre njëri ishte i plagosur nga arma e zjarri dhe tjetri ishte i therur me thikë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është liruar, ndërsa dy të dyshuar që gjenden në QKUK ju është lëshuar vendim për ndalim. 

06/09/2020 17:27

Rreth 100 persona nga Prishtina testohen sot, 20 janë fëmijë