Lajme

Vrasje e dyfishtë në Shkup, dyshohet se një burrë ka vrarë vëllain dhe kunatën

05/14/2024 16:52
nga:Y I

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit.

Jozyrtarisht, një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën e tij dhe më pas ka goditur veten me thikë, shkruan KlanMacedonia.

Ai aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”, konfirmojnë jozyrtarisht nga SPB Shkupi.