Një person dyshohet se është vrarë në Gadime të Ulët të Lipjanit nga fqinji i tij, gjatë mbrëmjes së sotme.
I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkalinj. I i dyshuari është arrestuar dhe është nisur për në Stacionin e Policisë në Lipjan.
Familjarët e të dyshuarit janë larguar nga shtëpia ku banonin për t’u dërguar tek të afërmit e tyre.
Klani ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nga dëshmitarët është thënë se deri tek mosmarrëveshja e viktimës dhe të dyshuarit është ardhur pasi fëmijët e tyre ishin përplasur.
Më herët nuk ishte raportuar se kishte mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.
Në vendin e ngjarjes ishte parë edhe prokurori kujdestar, njësitet e policisë dhe ambulanca.
Gjuajtje me armë në Gadime të Lipjanit, dyshohet për një person të vrarë