Lajme

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, flet kryeprokurori Blerim Isufi

11/29/2021 19:53
nga:Q R

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, ka folur për mbrëmjen e 26 nëntorit, ku tre persona në mesin e tyre dy nxënës mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, shkruan Gazeta Blic.

Isufaj në një pronocim për ‘Gazeta Blic’, thotë se rastin është duke e trajtuar prokruroa në Pejë dhe se aktualisht nuk mund të ofroj detaje.

“Rastin është duke e trajtuar akoma Peja, aktualisht nuk mund të them asgjë”, thotë Isufaj.

Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist.

Në incident mbeti i plagosur edhe një person, por gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë sa më parë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

Të dielën, Kurti vizitoi stacionin e policisë në Deçan.

“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja”, tha Kurti para mediave.

Derisa qëndroi për vizitë në fshatin Gllogjan, ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm, që mund të çojë deri te zbardhja e rastit.

Qeveria e Kosovës, si shpërblim për informacione që shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, ka ndarë 20 mijë euro.

“Unaza e çeliktë” si mund të kufizohej çdo hyrje-dalje natën e krimit në Gllogjan