Lajme

Vrasja e të riut në kazino në Lipjan, 25 vjet burgim për dorasin

11/05/2019 17:05
nga:B. D

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim të pandehurin A.P. i cili kishte privuar nga jeta 32-vjeçarin, Florent Ahmetaj. Vrasja ka ndodhur në muajin mars, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se i akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 viteve i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, duke i llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 3.04.2019 e tutje dhe dënim unik me gjobë në shumë prej 8.000 euro.

“Më datë 20.03.2019, rreth orës 18:26, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinonë “Matrix”, A.P, me qëllim të përftimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj, kishte hyrë në kazino ku kishte nxjerrë pistoletën dhe ia kishte drejtuar tashmë të ndjerit F.A. duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ia dorëzon kuletën me të holla dhe shtrihet në tokë për t’i dhënë edhe paratë tjera. A.P. më pas kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës me ç’rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga viktima kishte marrë 2700 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Vrasja e Florent Ahmetaj në vendin e tij të punës, kishte bërë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndërmerrnin iniciativën për ndalimin e lojërave të fatit.

Pas kësaj, Kuvendi kishte shfuqizuar Ligjin i cili u lejonte lokaleve të lojërave të fatit të ushtronin veprimtarinë e tyre në për dhjetë vjetët e ardhshme.

10/31/2019 10:55

Një person nga Lipjani e rrah gruan, ajo dhe tre fëmijët dërgohen në strehimore