Sporti

Vrapoi 14.34 kilometra, regjistron rekord absolut në Bundesligë

06/02/2020 08:11
nga:M K

Të vraposh shumë në futbool në këtë periudhë, është më se e vështirë.

Por, kjo nuk duket të ketë qenë problem për mesfushorin e Hertha Berlinit, Vladimir Darida, përcjell GazetaBlic.

Çeku regjistroi një paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e tij në fitoren e së shtunës ndaj Augsburgut, 2-0, teksa dhuroi edhe një asist për Piatek në golin e çasteve të fundit, që edhe vulosi triumfin.

Pas ndeshjes, trajneri i tij, Bruno Labbadia, u shpreh tejet i lumtur me thyerjen e rekordit në Bundesligë për numrin e kilometrave të kaluara për një ndeshje.

“Kjo është fenomenale. Diçka e mrekullueshme. Është e jashtëzakonshme pastaj kur kujton faktin se ai erdhi pas lëndimit dhe dhuroi paraqitje të atij lloji, për më tepër asistoi për Piateku “, tha mes tjerash Labbadia.

/Bundesliga/

06/27/2020 17:25

Bundesliga mbyll perden | Werderi në “Play Out”, Fortuna Dusseldorf në Bundesliga 2