Policia e Kosovës në Gjilan, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në pikën e kontrollit në Pozheran të Vitisë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën e shpejtësisë 40 km/h, po voziste në 119 km/h.
Në komunikatë thuhet se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurosh, tre pikë negative si dhe i është ndaluar vozitja për tre muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë policinë.