Lajme

Voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, i merret patent-shoferi për 3 muaj shoferit

01/03/2024 16:05
nga:Sh R

Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar një shofer duke drejtuar mjetin me shpejtësi 168km/h, ndërsa kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 168 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë: