Elbert Krasniqi ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të procesit zgjedhor. Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare.
“Të dashur qytetarë, në këtë ditë të diele me diell, dilni dhe votoni, janë pak minuta që përcaktojnë drejtimin tonë si shtet dhe shoqëri”, u shpreh Krasniqi pas votimit.


