Lajme

Votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: I thonë PO koalicionit me AAK-Nismën dhe Minoritetet

04/13/2020 17:26
nga:Gazeta Blic

Shumica e anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë votuar deri më tani, në lidhje me pyetjen e shtruar nga lideri i kësaj partia Isa Mustafa, se a janë për apo kundër një koalicioni me AAK-në dhe Nismën.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se shumica e anëtarëve kanë votuar deri më tani, përmes postës elektronike, ndonëse anëtarët e KP-së së LDK-së kanë afat që këtë gjë ta bëjnë deri nesër në ora 16:00.

Deri më tani kanë votuar shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. Shumica kanë votuar opsionin PO, për një koalicion me AAK dhe Nisma”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ky zyrtar i lartë i LDK-së, në kushte anonimiteti megjithatë ka theksuar se duhet pritur edhe 24 orë, që të dalin me rezultatin përfundimtar të votimit online.

Gazeta Blic dje ka raportuar ekskluzivisht për një komunikim të brendshëm të LDK-së, gjegjësisht të liderit të kësaj partie, Isa Mustafa me anëtrët e KP-së, ku u kishte kërkuar që të shprehnin vullnetin e tyre me PO ose JO për një koalicion LDK-AAK-Nisma.

Në vazhdim e gjeni të plotë letrëne  Mustafës:

Ndërkohë, sot është deklaruar edhe vetë Mustafa, i cili e ka konfirmuar këtë komunikim intern.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se nëse Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje nuk shpreh disponim për të ofruar mandatarin, atëherë formimi i Qeverisë së re mbetet në duart e partive të tjera parlamentare.

Në qoftë se VV nuk tregon interesim ta merr mandatin për koalicion tjetër qeverisës, këtë duhet ta bëjnë subjektet e tjera parlamentare edhe LDK si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019”.“Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të reflektojmë”.

Mustafa në një përgjigjie për klankosova.tv, është shprehur se Qeveria e re duhet themeluar përmes zgjidhjes kushtetuese.

”Ne LDK konsiderojmë se duhet pa u vonuar të gjendet zgjidhja kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re, pasi qeverisë aktuale i është shprehur mosbesim nga mbi 2/3 e deputetëve”.

“Në situatë pandemie të bllokadës ekonomike, të nevojës së komunikimit të përditshëm të të gjitha institucioneve, para së gjithash Qeverisë, Presidentit, Kuvendit, vendi nuk mund të menaxhohet me qeveri në detyrë”.

”Prandaj kam kërkuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së të deklarohet se në një situatë kur LDK—së do të mund t’i ofrohej mandati, a mund ta marr këtë mandat për koalicion me AAK, Nisma, AKR dhe subjektet jo shumicë në Parlament”.

Më tej ai ka treguar se si mund të jetë epilogu i gjithë këtij propozimi.

Nëse Këshilli thotë ‘’Po’’, ne e presim rendin dhe reflektojmë, nëse thotë ‘’Jo’’, ne shprehemi me kohë se nuk e marrim këtë përgjegjësi”.

Ai thekson që nëse ky koalicion jetësohet, kryesore do ta kenë dialogun me Serbinë, për të cilin nuk do të evitoheshin diskutimet me ish-partnerët e dikurshëm bashkëqeverisës të LDK-së, VV e PDK.

“Kjo qeveri, për çështje të mëdha shtetërore siç është dialogu me Serbinë do duhej të bashkëpunojë ngushtë me VV dhe me PDK”.

Shefi i LDK-së, Isa Mustafa, tha se ka arsye të veçante pse kërkon të ketë kësaj radhe një bashkëpunim më ndryshe qeveritar.

“Koalicionin e bëjmë me kusht që të kemi figura të pastra qeveritare, të mos kenë pasur dhe të mos kenë problem me ligjin, të vlerësohen se kanë përkrahje dhe besim qytetar dhe të kenë zotësi profesionale”.

LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti ia kthen letrën Hashim Thaçit

 

06/27/2020 18:46

Mustafa: Vënja e dialogut me Serbinë në kontekstin e Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë