Cool

Vogëlushja ia plotëson dëshirën e fundit nënës së saj

11/19/2017 10:34
nga:Gazeta Blic

Një vogëlushe ia ka plotësuar dëshirën e fundit nënës së saj, që të fotografohej në fustanin e saj të martesës në vendin ku u martuan prindërit e saj.

Amber Davis nga Karolina e Veriut vdiq në moshën 27 vjeçe, pasi ishte diagnostikuar me një lloj të rrallë të kancerit.

Pasi kuptoi se kishte kancer, nëna e tre fëmijëve i kërkoi shoqes së saj, që është fotografe, që t’i premtonte se do t’i bënte fotografi vajzës së saj të vogël Norës në fustanin e saj të martesës.

Gjithë këtë dëshirë Amber e kishte që ta rikrijonte ditën e saj speciale. Amber i kërkoi shoqes së saj që t’ia bënte fotografitë Norës, në mënyrë që ajo t’i mbante ato kujtim kur ajo të mos ishte më.

Për fat të keq, Amber vdiq para se t’i shihte fotografitë e bukura. Fotografitë e vajzës së vogël u bën shpejt hit në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e miliona njerëzve.

12/10/2017 13:37

Kim Jong-un zbulon arsenalin e fundit kundër SHBA-së (Foto)