Lajme

Vlora Dumoshi: Organet kompetente të zbardhin sa më shpejt rastin e helmimit

10/13/2019 19:08
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vlora Dumoshi ka reaguar në lidhje me dyshimin se janë helmuar 26 anëtarë të KQZ-së me votat e ardhura nga Serbia.

Dumoshi në një shkrim në Facebook thotë se organet kompetente të ndërmarrin sa më parë masa për të zbardhur rastin.

“Shpresoj që shëndeti i tyre të mbetet i pastër dhe numërimi i votave të vazhdojë me procedura të rregullta “shkruan ndër të tjera Dumoshi.

Postimi i plotë:

Ndjej keqëardhje për të gjithë ata, që sot u helmuan në qendrën e numrimit të votave.
Shpresoj që shëndeti i tyre të mbetet i pastër dhe numërimi i votave të vazhdojë me procedura të rregullta.
Organet kompetente, të drejtohen sa më shpejt në mënyrë që të zbardhin të vërtetën në lidhje me këtë çështje.