Lajme

Vlora Çitaku takohet me familjet shqiptare në Jerusalem

07/11/2019 21:46
nga:Y I

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është në vizitë  zyrtare në Izrael.

Gjatë këtij qëndrimi atje, Çitaku është takuar edhe me disa prej shqiptarëve që janë në Jerusalem.

Këtë e bëri të ditur ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

Çitaku tha se ishte kënaqësi që ajo të takohet me këta shqiptarë.

“Takim i ngrohtë me familjet shqiptare në Jerusalem. Faleminderit Ilir, Lindita dhe Artan. Sa kënaqësi me ju pa”, ka shkruar Çitaku në Facebook.