Lajme

Vlora Çitaku del në mbështetje të Ministrit që kërkoi bojkot të lokaleve që nuk u shërbejnë komuniteteve

11/21/2021 21:02
nga:Gazeta Blic

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbështetje Ministrit të MAPL, Elbert RKasniqi, i cili kërkoi bojkot ndaj lokaleve që nuk u shërbejnë komuniteteve.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, teksa ka treguar një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.

Çitaku ka shpërndarë këtë lajm duke thënë se e mbështet plotësisht Ministrin Krasniqi.

“E mbështes Ministrin në këtë apel!”, ka shkruar shkurt ajo në Facebook.