Lajme

Vllasi: Kosova do të këtë pasoja të mëdha nëse e shfuqizon Gjykatën Speciale

01/04/2018 17:58
nga:FL.B

Iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është e vonuar dhe nuk vjen në konsiderim që të bëhet.

Kështu tha në një intervistë për “Telegrafin” njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi.

Ai ka thënë se nga kjo iniciativë nuk vjen asnjë gjë e mirë pasi sipas tij, Kosova do të këtë pasoja të mëdha.

“Kosova do të ketë pasoja të mëdha nëse do të shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale, pasi do ta sjell atë edhe në një situatë të izolimit nga përkrahësit dhe miqtë tanë perëndimor dhe posaçërisht nga SHBA”, theksoi Vllasi.

Vllasi është shprehur kategorik kundër Speciales, duke thënë se nuk e di iniciativë e kujt është dhe cilat janë hallet e këtyre njerëzve për këtë iniciativë.

“Kam qenë gjithmonë kundër krijimit të Gjykatës Speciale. Tribunali i Hagës ka pasur mandate për procedimin e rasteve dhe krimeve në tërë Jugosllavinë ku kanë ndodh krime dhe konflikte të armatosura. Edhe nga Kosova janë proceduar disa raste siç janë rasti Haradinaj, Limaj etj”, ka thënë Vllasi.

Ai ka përmendur misionin e UNMIK-ut dhe EULEX-in, si dy misione, përmes të cilave do duhej të procedoheshin rastet.

“ Kemi pas edhe kohën e UNMIK-ut, gjyqtarët ndërkombëtarë, misionin e EULEX-it ku kanë mundur të procedohen para gjykatave vendore. Disa edhe janë proceduar si rasti Sami Lushtaku, Sylemajn Selimi, Remi etj. Por nuk është e drejtë për Kosovën dhe lidhur me luftën të formohet një gjykatë speciale. Koha e luftës konsiderohet viti 1998 deri në qershor të vitit 1999. Por kjo gjykatë speciale ka mandate prej 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000. D.m.th do të përfshihen rastet që kanë ndodhur edhe pas qershorit të vitit 1999 ku zyrtarisht nuk ka pas më luftë… Por kjo gjykatë duhet të definoj çështjet”, tha ndër të tjera ai.

Azem Vllasi ka folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dialogun me Serbinë, ndikimin e deputetëve serbë në Kosovë, etj.

Vllasi: Kosova do të këtë pasoja të mëdha nëse e shfuqizon Gjykatën Speciale

Vllasi: Kosova do të këtë pasoja të mëdha nëse e shfuqizon Gjykatën Speciale (Video)

Publié par Telegrafi.com sur jeudi 4 Janvier 2018

09/21/2018 10:51

Haradinaj: Është momenti i fundit që ta ndryshojmë ambientin