Sporti

Vladimir Putin e pret në ‘konak’ Khabib Nurmagomedov

10/11/2018 10:30
nga:M K

Është bërë kryefjalë në Rusi fitorja e Khabib Nurmagomedov me McGregor në UFC 229, kështu që presidenti rus Vladimir Putin e ka pritur luftëtarin/kampionin e botës, ashtu siç duhet në “shtëpi”.

Putin ka përgëzuar luftëtarin rus për fitoren bindëse në Las Vegas dhe ka thënë se anëtarët e ekipit që sulmuan McGregor janë provokuar në mënyrë të vazhdueshme me fyerje shkruan Telesport, raporton GazetaBlic.

Ai mbrojti sjelljen e rusit duke thënë: “Jo vetëm ti, por të gjithë ne mund të hidhemi ashtu po të na sulmojnë.”

Grindja gjithashtu tregoi dy burra nga skuadra e Khabib-it që u ngjitën në kafaz duke sulmuar McGregor.

Tre persona u arrestuan por ‘Notorious’ refuzoi të ngrinte padi dhe ata u liruan.

/GazetaBlic/

10/16/2018 18:38

Khabib konfirmon të ardhmen, mësoni a do të largohet nga UFC-ja