Lajme

Vladimir Putin: Çdo vend që përpiqet të vendosë zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë është pjesëmarrës në konflikt

03/05/2022 15:24
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se çdo vend që përpiqet të vendosë zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, do të konsiderohet pjesëmarrës në konflikt.

Ndërkaq, Putin është ndaluar edhe tek informacioni që ka qakulluar ditët e fundit në lidhje me vendosjen e ligjit marshall në vend.

“Ligji ushtarak është futur me ligj në rast të një agresioni të jashtëm, përfshirë në zona specifike të armiqësive, por ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj se nuk do të ketë”, tha Putin.

Ai theksoi se Moska zyrtare nuk ka plane për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në Rusi.