Lajme

Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës!

04/04/2021 19:29
nga:Gazeta Blic

Me 71 vota pro, Vjosa Osmani është zgjidhur presidente e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Pas tri raundeve të votimeve, Osmani ka marrë numrin e nevojshëm për të drejtuar me presidencën e Kosovës, në 5 vitet e ardhshme.

Pas zgjedhjes së saj, kanë ardhur urimet nga zyrtarë të partive në pushtet për të.

Vjosa Osmani mandatin e kaluar kishte udhëhequr me Kuvendin e Kosovës, ndërsa për disa mandate ishte deputete e Kuvendit.