Lajme

Vjosa Osmani- Vuçiqit: Vendos së paku një lule tek varreza masive në Batajnicë

06/22/2021 13:15
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Austri e ka ftuar homologun serb, Aleksandër Vuçiq, që të vendosë lule te varreza masive në Batajnicë ku u gjetën trupa të shqiptarëve.

“I bëj ftesë Vuçiq që ta vendosë së paku një lule në Batajnicë në varrezën masive ku janë gjetur fëmijë dhe gra të vrarë gjatë luftës në Kosovë”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova kërkon drejtësi dhe kthimin e personave të pagjetur. Këtë Osmani e ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Austrisë, Aleksandër Van Der Bellen.

“Nga lufta ka pasur mbi 13 mijë civil të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara nga forcat serbe dhe nuk ka asnjë rast të vetëm të drejtësisë. Po ashtu ka numër të madh të fëmijëve të vrarë dhe akoma mbi një mijë e 600 persona të pagjetur. Për këto krime akoma nuk ka drejtësi, kërkimfalje dhe as pendesë”.

Presidentja Vjosa Osmani në Austri: Njohja reciproke me Serbinë e vetmja zgjidhje