Lajme

Vjosa Osmani votoi kundër mocionit për rrëzimin e Kurtit, vjen reagimi i Isa Mustafës

03/25/2020 23:24
nga:Gazeta Blic

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur edhe për votën e Vjosa Osmanit, kundër mocionit të ngritur nga partia e Mustafës.

Ai ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të përjashtohet nga LDK, raporton Gazeta Blic.

“Nuk bëhet fjalë për përjashtim, mirëpo ne si LDK nuk duhet të bijmë në atë situatë të nënshtrohi nga Vetëvendosje”, tha Mustafa.

I pari i LDK-së, ka theksuar se partia e tij nuk do të bie në nivelin e prishjes me SHBA.

Ai tha se duhet të diskutohet me Osmanin, pse ajo e mori një vendim të tillë, për të votuar kundër mocionit.

Ai në T7, ka theksuar se lajmin për shkakrkimin e Veliu e mësoi nga Agim Veliu.

“Tê shpisë më sollën telefonin, në thanë që po të thirrë Agim Veliu. Më thirri Agim Veliu, mê tha që a e i ke pa lajmet. Më paska shkarkuar Kryeministri. Ora ishte 12 e 47, ndërsa mesazhi më kishte ardhur nga z. Kurti ne 12 e 1 minutë”, tha ai në T7, raporton Gazeta Blic.

Pak minuta pas u rrëzua Albin Kurti, flet Isa Mustafa

03/27/2020 21:28

Isa Mustafa: LDK e kundërshton fuqishëm shkëmbimin e territoreve, marrëveshja arrihet në tavolinë