Lajme

Vjosa Osmani tregon se a do të kandidojë për kryetare të LDK-së

11/07/2019 23:04
nga:B. D

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Pressing” të T7, ka treguar se a do të kandidojë si kryetare e partisë në zgjedhjet e ardhshme brenda LDK-së.

“Unë do ta bëjë atë që e kërkon anëtarësia e LDK-së”, ka thënë Osmani.

“Nuk e kam problem t’i pyes, nëse ata më thonë se e kam përkrahjen e tyre për kryetare, atëherë do të kandidojë. Megjithatë për momentin nuk jemi të përqendruar në këtë çështje”, ka theksuar Osmani.

Tutje, Osmani ka treguar se kur do të arrihet marrëveshja e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së.

“Brenda këtij muaji mund të arrihet marrëveshja e koalicionit”, shtoi Osmani.

11/12/2019 12:43

Osmani i përgjigjet Vuçiqit: Kushdo që përpiqet të prish partneritetin LDK-VV do të përfundoj duarthatë