Lajme

Vjosa Osmani tregon pse nuk i hyri garës për Prishtinën!

11/08/2017 22:57
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka sqaruar se mos kandidimi i saj për kryetare të Prishtinës ka ndodhur si rezultat i vlerësimeve që janë bërë brenda subjektit të cilit ajo i takon.

Sipas saj, kandidati i LDK-së për kryetar të kryeqytetit Arban Abrashi ka qenë ai i cili është vlerësuar si më i duhuri pas një sërë diskutimësh që janë zhvilluar brenda partisë.

“Besoj që është dëshirë e shumë kujt që të ketë sa më shumë gra për kryetare të komunave. Në rastin tim dhe për rastet tjera që janë përfolur për Prishtinën ne kemi vlerësuar se kush mund të kontribuoj më shumë. Ne e kemi diskutuar këtë çështje mirë brenda partisë dhe Arbani ka marrë mbështetjen më të madhe. Ne kemi vlerësuar se Arbani do të kontribuojë më shumë në nivel lokal ndërsa unë dhe emrat tjerë që janë përmendur për nivel vendi”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Ndërkaq e pyetur nëse ka ambicie që të mbajë postin e nënkryetares së Prishtinës në rast se Abrashi, arrin t’i fitojë zgjedhjet e 19 nëntorit kundër kandidatit të tij nga VV-ja Shpend Ahmeti, Osmani ka mohuar se janë hapur diskutime për këtë ide, duke shtuar se “ndoshta do ta diskutojmë më pastaj”./Gazeta Blic/

11/21/2017 10:35

Diçka për Abrashin!