Lajme

Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Grave Lidere në Politikë

06/07/2018 09:26
nga:D.I

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka treguar se ka udhëtuar për në Lituani ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Global të Grave Lidere në Politikë.

“Është kënaqësi që me ftesë të Parlamentit të Lituanisë dhe organizatës ËPL të përfaqësojë Kuvendin e Kosovës në Samitin Global të Grave Lidere në Politikë (Women Political Leaders Global Summit)”, ka shkruar Osmani përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Gjatë këtyre dy ditëve do të diskutojmë për rritjen e rolit të Parlamenteve në arritjen e barazisë gjinore, rolin e grave në çështje të paqes e sigurisë, fuqizimin politik dhe ekonomik të grave dhe shumë tema të tjera”.

08/15/2018 20:17

Osmani: Thaçi i vetmi politikan i cili po përkrah idenë e Serbisë për ndryshim territoresh