Lajme

Vjosa Osmani nuk shkon në takimin e Mustafës me anëtarët e LDK-së!

04/28/2020 11:43
nga:Norë Kelmendi

Ka filluar takimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me grupin parlamentar të partisë në Kuvendin e Kosovës.

I pari i LDK-së i ka mbledhur deputetët për t’iu paraqitur kabinetin qeveritar në krye me propozuarin për kryeministër, Avdullah Hoti.

Përveç kësaj Mustafa do i’u kërkojë votën secilit deputetë të LDK-së për qeverinë që po synon të udhëheq.

Në selinë e LDK-së janë parë duke hyrë secili deputetë, por jo kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Pas shkarkimit të qeverisë Kurti, LDK po mëton të bashkëqeverisë bashkë me AAK-në, Nisma-në, AKR-në dhe minoritetet.

Nis takimi i Mustafës me antëtarët e LDK-së, pritet të zbulohen emrat e kabinetit qeveritar!

 

05/29/2020 11:14

Isa Mustafa: Seanca për votimin e Qeverisë mbahet të shtunën ose të hënën