Lajme

Vjosa Osmani një pyetje konkrete për Komisionin! Kjo është përgjigja e Bulliqit

12/26/2017 12:39
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Komisioni i ri Qeveritar për Demarkacionin me Malin e Zi, që të qartësojnë se a ka përputhje të plotë të kriterit kadastral ndërmjet dy vendeve.

“Kërkoj nga ju që ta qartësoni nëse ka përputhje të plotë të kadastrit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi”, ka theksuar ajo, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi duke u përgjigjur në këtë pyetje, ka theksuar se ky komision nuk ka pasur kohë për fakte shtesë.

“Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga ne që deri në dhjetor të përfundonim punën tonë. Ne mund të nxirrnim fakte të reja, sikur të na lihej kohe. Ne si komision jemi të përgatitur për rinegocim, por edhe për Arbitrazh. Mirëpo, ju si deputetë nëse e votoni, ne jemi në rregull, letrat i lëmë këtu dhe kaq”, ka theksuar ai raporton Gazeta Blic.

11/20/2019 16:00

VV-ja paralajmëron hetim ndaj Komisionit të Murat Mehës, atij nuk i bën përshtypje një gjë e tillë