Lajme

Vjosa Osmani mesazh qeverisë Kurti: Kuvendi do të mbikëqyrë rreptë punën e qeverisë suaj

02/03/2020 19:22
nga:N.K

Kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës, në fjalimin e saj ka thënë se Kuvendi i cili tashmë do ta udhëheqë ajo, do të mbikëqyrë mirë dhe rreptë punën e Qeverisë së Kosovës.

Osmani ka thënë se ajo do të jetë zë jo vetëm i partisë së saj por edhe i secilit deputet tjetër.

“Falënderoj secilin nga deputetët për këtë besim sepse në kohën që po na pret, synimi im është jo vetëm që të jemi një kuvend që vulos, po një kuvend që mbikëqyrë rreptë qeverinë e Kosovës. Urimet shkojnë për qeverinë, pritshmëritë tona janë jashtëzakonisht të mëdha, prandaj shpresojmë që do të na bëni krenarë, do ta keni përkrahjen tonë të plotë, besimi i qytetarëve më 6 tetor ka qenë i shenjtë, e kemi për detyrë që fjalët që i kemi dhënë para qytetarëve, tani do të i jetësojmë. Besojmë që gjatë këtij mandati kuvendit do të ia kthejmë dinjitetin. Unë nuk do të jem përfaqësuese e në partie por përfaqësuese e secilit prej jush”, tha Osmani.

08/06/2020 22:16

Selimi: Për rrëzimin e Qeverisë Hoti, llogarisim edhe në votat e Vjosa Osmanit