Lajme

Vjosa Osmani mendon edhe për gazetarët: Do të bëjmë kushte më të mira edhe për ju

02/03/2020 20:01
nga:Norë Kelmendi

Kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës, në mesin e zotimeve të saj në postin që e morri sot, ka menduar edhe për mediat të cilat raportojnë vazhdimisht për të gjitha zhvillimet si në Kuvend, por edhe në institucione të tjera, shkruan GazetaBlic.

Ajo në fjalën e saj si kryeparlamentare, u ka thënë mediave që së shpejti ata do të kenë kushte më të mira për punën e tyre në Kuvend.

“Faleminderit mediave që nuk janë ndalur asnjë çast dhe na kanë përcjëllë, së shpejti do të ju bëjmë kushte më të mira që sa më lehtë ta përcjellni punën e Kuvendit”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani është zgjedhur me 65 vota kryetare e Kuvendit.

02/02/2020 14:55

Zëdhënësi i VV-së falënderon të gjithë gazetarët që raportuan deri në arritjen e marrëveshjes VV-LDK