• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Vjosa Osmani: Lutfi Hazirit ja dhashë përgjigjen e duhur

10/04/2018 21:30
nga:Q F

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani ka treguar se si kishte ardhur deri tek përplasja me bashkë partiakun e saj Lutfi Hazirin.

Ajo ka thënë se Hazirit i ka dhënë përgjigjën e merituar, dhe se statusi i tij ka kërkuar një përgjigje të tillë

“Unë besoj që i jam përgjigjur akuzave të zotëri Hazirit ashtu siç është dashur ti përgjigjem besoj që ai status i tij definitivisht ka kërkuar një përgjigje të tillë dhe shpresoj që mos të merret më askush me akuza të tilla sepse absolutisht nuk i ndihmojnë kërkujt” ka thënë Osmani në Blic Intervistë.

Me gjithë përplasjet Osmani ka thënë se me Hazirin megjithatë takohen nëpër aktivitetet e partisë, por jo edhe privatisht

“Po natyrisht ne takohemi në struktura të partisë nuk kemi takime të ndara
Ne e kemi një dallim dhe ai dallim ka sjellë deri tek ajo përplasje ka qenë dallim konceptesh lidhur me atë se a duhet ne të jemi pro idesë së ndryshimit të kufirit apo jo,

Natyrisht se unë dhe i gjithë grupi paralajmëtar por edhe i kryesisë në LDK është marrë vendim që ta kundërshtoj një ide të tillë si duket zoti Haziri ka ide të tjera, megjithatë ai po thotë që janë ide të tij individuale kështu që le të mbesin si të tilla “ është shprehur Osmani

https://www.youtube.com/watch?v=IGh6D4tS5Z4

/GazetaBlic/