Lajme

Vjosa Osmani: LDK ka vullnet për bashkëqeverisje me VV. Thaçi s’ka të drejtë të jap “ultimatume“!

01/06/2020 19:41
nga:Y I

Nënkryetarja e LDK-së njëherësh kandidate për Kryeministre nga kjo parti , Vjosa Osmani në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se LDK është e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit me LVV-në .

Osmani ka cekur se një vullnet i tillë për bashkëqeverisje me VV-në u konfirmua edhe gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe atë të Kryesisë të kësaj partie.

“LDK ka vullnet për bashkëqeverisje me VV-në dhe kjo sot u konfirmua ne takim me deputetët, te cilet bartin barrën e vullnetit qytetar, si dhe në takim me Kryesinë, si organ përfaqësues e vendimmarrës. Takimet duhet të vazhdojnë, besoj qysh nesër dhe te gjindet sa më shpejt nje zgjidhje në perputhje me interesat e qytetarëve dhe te vendit”, tha ajo për Blic.

Osmani ka komentuar edhe ‘ultimatumin’ e presidentit Hashim Thaçi për kryetarin e VV-së Albin Kurti, ku thuhej se ky i fundit do të duhej të dërgonte brenda 48 orësh emrin e kandidatit për Kryeministër .

Ajo thotë se Presidenti nuk ka të drejtë të caktojë ultimatume dhe as afate për konsultime.

“Presidenti nuk ka te drejte te caktoje ultimatume e as afate per konsultime rreth mandatarit per KRyeministër. As Kushtetuta, e as vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk ja japin një te drejte te tille” ka thënë Osmani.

Gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e grupit Parlamentar dhe atë të Kryesisë ku u vendos përfundimisht për vazhdimin e bisedimeve për koalicion qeverisës me VV-në.

/Gazeta Blic/

LAJMI I FUNDIT: LDK nuk e prenë punën me VV-në!

 

 

 

 

08/12/2020 17:45

Ky është vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, për koalicionin me LDK-në