Lajme

Vjosa Osmani: Kjo qeveri do të jetë jetëshkurtër

10/23/2017 14:42
nga:A K

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale që ka radhitur LDK-në si partinë e parë në vend.

Sipas deputetes, LDK është kthyer bindshëm si partia e parë me votën e popullit dhe këtë rikthim do ta ketë edhe në nivel qendror.

Osmani gjithashtu tha për Blic se kjo qeveri është jetëshkurtër.

”LDK është rikthyer bindshëm si parti e parë me votë popullore në këto zgjedhje komunale, dhe këtë do t’a bëjë së shpejti edhe në nivel qendror, meqë besoj se qeveria e tanishme do të jetë shumë jetëshkurtër.”, pohoi ajo.

E pyetur për disa nga komunat më të mëdha ku LDK garon në balotazh, ajo shtoi se partia e saj bën koalicion vetëm me qytetarët.

”Rritja e LDK-së do të rikonfirmohet edhe në balotazh sepse ne bëjmë koalicione vetëm me qytetarët”, tha ndër të tjerash Osmani.

Sipas saj, ky rikthim i LDK-së është vetëm fillimi.

”Kjo dëshmon se LDK e kupton drejt mesazhin nga elektorati i saj dhe ky rikthim i madh është vetëm fillimi.”, tha ajo.

Në fund, Osmani përsëriti se LDK është partia e parë në vend dhe kushdo tenton të relativizojë fitoren e saj devijon vullnetin e qytetarëve.

”Kushdo që tenton t’a relativizojë këtë fitore të madhe të LDK-së, po e injoron një të vërtetë që po shihet qartë e pastër dhe po tenton që të devijojë vullnetin e qytetarëve. Shifrat flasin qartë: LDK është e para.”, përfundoi Osmani./GazetaBlic

11/21/2017 19:18

Abrashi e le prapa Ahmetin, ky është numri i votave që i kanë shtuar në raundin e dytë të zgjedhjeve! (Foto)