Lajme

Vjosa Osmani kandidate për presidente, Albin Kurti për kryeministër

01/14/2021 13:51
nga:A. R.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, kanë arritur marrëveshje, për të garuar së bashku në një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Blic.

Në konferencën për media, që është duke u mbajtur aktualisht, Kurti e Osmani, nënshkruan marrëveshjen para gazetarëve.

Gazeta Blic mëson se, Vjosa Osmani, do të jetë kandidate për presidente nga kjo listë, teksa Albin Kurti, për kryeministër.