Lajme

Vjosa Osmani godet fort Isa Mustafën e Agim Veliun: Jeni shkurtpamës, unë do të vazhdoj të jem fuqishëm në LDK

03/25/2020 22:27
nga:A. R.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka theksuar se nuk do të kalojë në asnjë parti tjetër.

“Nuk e kam ndryshuar asnjë parim të vetëm, asnjë të vetëm, pavarësisht cmimin që duhet paguar”, ka theksuar Osmani, raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se e ka paguar çmimin e parimësisë, dhe atë disa herë.
Ajo e ka goditur ashpër edhe Agim Veliun.

“Ata janë menjeshkurtër dhe mundohen të më hapin derën dhe të më largon”.

“Unë u akuzova për tradhti. E nëse respektohet secila pikë e programit, a qenka tradhti. E nëse respektohet secili premtim që i është dhënë qytetarit, a qenka tradhti”, tha ajo.

Ajo tha se kjo është erë që po shuhet.

Osmani ka theksuar se do të votojë kundër mocionit. Ajo tha se e voton kundër secilin mocion, që e rrezikon një qeveri që ia ka kthy shpresën këtij vendi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3085779211486613&id=631247780273114