Lajme

Vjosa Osmani: Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë në Pejë

3 vite më parë
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës dhe ka kërkuar nga organet e rendit që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes.

“Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen e sontme tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.