BLIC.TV

Vjosa Osmani flet për korumin që Teuta Rugova ia bëri PDK-së, ka dy fjalë për të

10/04/2018 21:44
nga:Q F

Vajza e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës, Teuta, ka befasuar disa herë me veprimet që binin ndesh me qëndrimet e partisë së saj.

Teuta Rugova i bëri korumin koalicionit qeverisës disa herë, duke dalë kundër edhe pritjeve që elektorati i LDK-së, kishte për të.

Për këto veprime të saj ka folur deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani në Blic Intervistë.

Ajo ka thënë se nuk është befasuar nga veprimet e Rugovës, megjithatë ka kundërshtuar faktin se si Rugova u bë temë kaq e madhe për pjesëmarrjen në seancën e thirrur nga mazhuranca, derisa të njëjtën gjë e bëri edhe PSD-ja dhe Alternativa.

“Unë nuk besoj që ka qenë ndonjë befasi pjesëmarrja e saj atë dite, mirëpo shihni u bë temë aq e madhe vetëm pjesëmarrja e saJ jo vota në atë seancë, ndërsa kur po të njëjtën e bënë deputetët e PSD-së, dhe Alternativës pra ua bënë korumin ende pa u votuar rezoluta jon plus edhe i votuan nja 20 ligje të koalicionit, askush nuk u morr me atë punë, pra po flasim për pjesëmarrjen e një deputete e cila u ul aty, dhe po flasim për 12 të PSD-së, dhe dy të alternativës që po ashtu ua bënë korumin.
Ata mund të kenë arsyetime të ndryshme por veprimi ishte i njëjti…prandaj nëse duhet të bëhet e madhe, le të bëhet e madhe për të gjithë ta kemi një trajtim pak ma fer ndaj deputetëve.”

Por Osmani ka theksuar se nuk është pajtuar me veprimin e Rugovës, por ka thënë se shpreson që vet Rugova të dal një ditë dhe ta sqaroj se pse ka bërë veprime të tilla.

“Përkundër faktit që unë natyrisht nuk jam pajtu me atë veprim të Teutës sepse nuk besoj që askush nga LDK duhet të ndërmarrë veprime që i ndihmon koalicionit qeverisës, por është vendim i saj dhe unë po shpresoj shumë që një dit ajo të dal vet publikisht dhe ta arsyetoj atë dhe jo njerëz të tjerë të flasin për arsyet se çka ka mundur ta shtyjë të marrë pjesë në atë seancën”

https://www.youtube.com/watch?v=IGh6D4tS5Z4

/GazetaBlic/