Lajme

Vjosa Osmani diskuton prioritetet e rendit dhe ligjit me Ambasadoren holandeze, Willems

11/19/2019 16:17
nga:B. D

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur sot në takim Ambasadorën e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems e shoqëruar nga Zëvëndësi i i Misionit, Peter van der Bloemen dhe Zyrtarja e Lartë e Sundimit te Ligjit, Venera Ramaj.

Osmani njoftoi ambasadoren Willems rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë me theks të veçantë për prioritetet e LDK-së për rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik, investimet e huaja në Kosovë, arsimin, shëndetësinë dhe punësimin.

Osmani falënderoi shtetin e Holandës për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme.

Ambasadorja Willems falënderoi Osmanin për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në proceset shtetformuese në kuadër të integrimit Evropian, për një jetë me të mirë për qytetarët e Kosovës.

12/09/2019 14:46

Osmani: Përderisa Kosova kujton viktimat e gjenocidit, BE e shpërblen Serbinë