Lajme

Vjosa Osmani deklaron pasurinë e saj

06/11/2018 21:51
nga:D.I

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë anti Korrupsion, raporton Gazeta Blic.

Osmani në pasurinë e paluajtshme të saj ka deklaruar se gjithë kapitalin e ka siguruar me Kursime dhe kredi.

Deputetja e LDK-së ka një banese të papërfunduar me vlerë prej 40 mijë euro në anën tjetër ka edhe një parcel toke me vlerë prej 38 mijë euro si dhe garazhe të papërfunduara që kapin shumën e 2,500 eurove.

Për të mos mjaftuar kjo bashkëshorti i Vjosa Osmanit ka edhe dy shtëpi që së bashku kapin vlerën e 323 mijë eurove ndërsa ka edhe disa garazhe me shumën prej 5 mijë eurove.

Me gjithë këtë pasuri që ka Vjosa Osmani  nuk ka deklaruar se ka ndonjë veturë, por, bashkëshorti i saj vozitë veturën me vlerë prej 9,500 eurove.

Vjosa Osmani gjithashtu merr rrogën e Deputetes në përshkrimin e hollësishëm të të hyrave vjetore shkruan se Osmani merr rreth 18 mijë euro nga Kuvendi Kosovës.

Në anën tjetër, deputetja Osmani merr pagë edhe si ligjëruese në RIT në Prishtinë dhe merr pagën vjetore prej 3 mijë euro, kurse, merr rreth 5 mijë euro në vjet për ligjëratat që mban në Universitetin e Pitsburgut.

Klikoni KËTU për ta parë pasurinë e plotë të Vjosa Osmanit.

06/21/2018 12:51

LDK kundër vendimit të Qeverisë për rritje pagash