BLIC.TV

Vjosa Osmani: Berlini varrosi idenë e Thaçit e Vuçiqit, SHBA kurrë nuk pranon ndarje të Kosovës

05/30/2019 22:21
nga:Gazeta Blic

Vjosa Osmani, deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Samiti i Berlinit i mbajtur ditë më parë ka dhënë rezultatet e para.

Ajo në episodën e radhë së dokumentarit “EXPOSE”, të titulluar “Lufta e Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës”, tha se superfuqia e botës- SHBA, është kundër ndarjes së Kosovës.

Sipas saj Gjermnia ia ka bërë të qartë presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Sipas saj as Uashingtoni nuk pajtohet me modelet, idet se marrëveshja finale Kosovë – Serbi do të mbyllet sipas planit të presidentit të Kosovës.

“ SHBA kurrë nuk kanë thënë e as që nuk do ta thonë e as pranojnë se Kosova do të ndahet apo do të ketë shkëmbim të territoreve. Kjo na është konfirmuar edhe në disa takime që kemi pasur me zyrtarë të lartë të SHBA por edhe vet ambasadori i SHBA-së në Kosovë”, ka thënë Osmani.