Lajme

Vjosa Osmani akuzon Bashkimin Evropian: Nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave

06/24/2020 12:13
nga:Gazeta Blic

Kryekuvendarja, Vjosa Osmani, thotë se Bashkimi Evropian nuk ka mbajtur premtimin për t’u dhënë qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

Sipas saj, dy milionë kosovarët kanë mbetur larg nga pjesa tjetër e Evropës.

Kështu është shprehur ajo gjatë mbajtjes së punimeve online të Sesionit Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), e cila kryesohet nga Kosova.

Osmani tha se roli i SEECP-së është shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës Juglindore, raporton KP-ja.

“Bashkimi Evropian nuk ka arritur të realizojë premtimin e vet për t’i dhënë popullit të Kosovës liberalizimin e vizave të vonuara. Ende deri më sot, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet tona dhe arritjet e njohura, 2 milionë kosovarë, një nga popujt më proevropianë, kanë mbetur larg nga pjesa tjetër e Evropës. Sigurisht, më lejoni të përfundoj duke përsëritur thirrjen tonë, jo vetëm thirrjen e institucioneve, por thirrjen e të gjithë njerëzve të Kosovës që Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e tij për liberalizimin e vizave për popullin e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, pandemia ka shkatërruar dinamikën ekonomike dhe ka ulur ashpër furnizimin. Për këtë ajo theksoi se objektiv i këtij sesioni plenar është përmirësimi i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe i sigurisë.

 

Qeveria Hoti paralajmëron uljen e pagave në sektorin publik

08/10/2020 13:43

Lajmi i mirë: Zyrtarja e lartë shëndetësore e BE-së, vaksina për COVID-19 mund të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti