Lajme

Vjen reagimi zyrtar nga ShBA për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria

04/20/2019 11:04
nga:A. R.

SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njejtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.

SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera.